BallinaKryesoreNë Venezuelë Maduro ka ngritur skuadrat e pushkatimit, në Tiranë veglat e...

Në Venezuelë Maduro ka ngritur skuadrat e pushkatimit, në Tiranë veglat e verbra të Ramës duhen paralajmëruar

Nga Ilir Nikolla

Pas raportit të OKB për vrasjet që regjimi i Maduros po kryen në Venezuelë, nën njëfarë heshtjeje bashkëfajtore ndërkombëtare, është rasti të analizojmë se deri ku mund të shkojë çmenduria e një kryeministri në Shqipëri, pasi është identifikuar si një përfaqësues pakicës, që po uzurpon pushtetin, në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Lleshi i gazit lotsjellës ka njoftuar se do të ndërtojë disa trupa speciale policore, ndërkohë që Edi Rama ka njoftuar se do të ashpërsojë ligjet dhe do të sillet në mënyrë të dhunshme ndaj protestuesve.

Një tjetër ngjashmëri që vërejmë mes raportit të ish-presidentes kiliane Bashëlet dhe sjelljes së Ramës si Maduro është edhe numri i lartë i vrasjeve që klasifikohen si larje hesapesh. Vitet e fundit, më shumë se 200 vrasje janë klasifikuar si të lidhura me krimin dhe trafikun e drogës, thuhej në shkrimin e presidentit të Observatorit Antimafia për rajonin e Molises, Vinçenzo Muzakio. Këtyre statistikave, Edi Rama u është përgjigjur me arrogancën shembullore: “s’kemi pse të shqetësohemi, kokat hëngshin”.

Njoftimet e sotme për dhunën ndaj intelektualit Fatos Lubonja si dhe fërkimi i duarve i kryeministrit se ndoshta nesër mund të ketë sërish dhunë janë ngjashmëri shumë fatkëqija.

Këto sinjale flasin për një gatishmëri të regjimit të Edi Ramës për të mos iu nënshtruar sovranit, por për të kërkuar që t’i imponohet atij përmes dhunës. Por llogaritë në detin Adriatik bëhen ndryshe nga brigjet e Karaibeve. Para se dikujt t’i marrë koka erë deri në fund, përpjekjet për krijimin e trupave speciale nën drejtimin e Sandër Lleshajt duhet të ndalen menjëherë. Veglat e verbra që e këshillojnë Ramën të zbatojë metodat e regjimit, pasi protesta do të fashitet, duhen paralajmëruar të parat. Në Evropë punët janë ndryshe dhe mekanizmat ndëshkues të sovranit veprojnë shumë më shpejt sesa në shoqëritë e Amerikës Latine. Shmangia e skenarit të dhunës me 30 qershor ishte një sinjal se opozita nuk do të binte në kurthet e një regjimi që sheh ëndrra me dhunë. Nesër është 8 korriku dhe do të jetë një stacion tjetër i lëvizjes për ta çliruar Shqipërinë nga oligarkia, pa i lënë mundësi regjimit të verbër të mund të vërë në zbatim çfarëdo mekanizmi dhune. Protestat e opozitës janë një moratorium afatgjatë kundër dhunës, por po vjen koha që veglat e verbra që kërkojnë shembuj represioni tek Maduro të paralajmërohen edhe personalisht për dëmin që po i shkaktojnë vendit.

Analiza e “Il Foglio”-s/Në Venezuelë skuadronet e Maduros po vrasin opozitarët – Kur para dy javësh, ish-presidentja kiliane Mishel Bashëlet vizitoi për dy ditë Venezuelën me ftesë të Nikola Maduros, u fol se ishte një mision për t’i dhënë bojë regjimit çavist, njëfarë spektakli i vogël mbështetjeje mes socialistësh dhe miqsh të vjetër. Ishin fjalë që thuheshin duke u nisur nga nevoja që ka Maduro për të dalë nga izolimi ndërkombëtar, edhe pse duket se i mbijetoi rrethimit të administratës Trump dhe valës së protestave të opozitës së brenshme.

Por Bashëlet, si komisare e OKB për të drejtat e njeriut publikoi të enjten një raport shumë të ashpër, kundër Maduros dhe regjimit të tij. Në të thuhej se në 18 muajt e fundit ishin vrarë mijëra kundërshtarë të regjimit, nga patrulla të posaçme policore që regjimi i quan “operacione për çlirimin e popullit”.

Të vrarët ishin shënjestruar nga regjimi si mbështetës dhe pjesëmarrës në protestat e opozitës, por kur likuidoheshin klasifikoheshin si kriminelë apo trafikantë që i kishin bërë rezistencë policisë. Raporti akuzon specifikisht forcat speciale FAES, repartet e policisë bolivariane, të krijuara në 2016-n, si përgjigje ndaj krizës që kalonte vendi. Familjarët e 20 të vrarëve prej FAES në 2018 thonë se këto forca speciale sillen si skuadrone pushkatimi, qarkullojnë me makina pa targa, me uniforma të zeza dhe kamuflash, ndalojnë njerëzit pa paralajmërim në rrugë, ndajnë veç burrat e veç gratë, dhe pas ekzekutimit, vendosin pranë kufomave armë e drogë, dhe para se të ikin qëllojnë mbi muret e shtëpive, duke simuluar një përballje me armë, çka do justifikonte juridikisht edhe vrasjet.

Raporti citon se skuadronet e vdekjes kishin vrarë 5287 persona në 2018 dhe 1569 në 2019-n, statistikë kjo e llogaritur deri në mes të muajit maj. Prej 2016-s thotë raporti, qeveria e Venezuelës ka ndjekur një strategji të mirëllogaritur për të neutralizuar, shtypur dhe kriminalizuar liderët e opozitës dhe këdo që kritikon hapur qeverinë. Më shumë se 300 pjesëtarë të FAES janë nën hetim për abuzime, por s’ka shumë shpresë se këto hetime do të çohen deri në fund. Raporti citon edhe mjaft raste torturash nëpër qeli paraburgimi a burgje.

Raporti bashëlet kontribuon në sqarimin e një vërtete të ashpër: Maduro mund të jetë njëfarë modeli për anti-imperialistët, por regjimi i tij po i vret hapur kundërshtarët politikë. Edhe në qeverinë italiane gjenden simpatizantë të regjimit të Maduros, kryesisht nga ana e lëvizjes së 5 yjeve. Mund të theksoj se brenda BE, pozicioni i Italisë është ai më i favorshmi ndaj regjimit të Maduros.

(Daniele Ranieri – Il Foglio).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular