BallinaAktualitetPaloka: Ish funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën nga viti 2013

Paloka: Ish funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën nga viti 2013

Gjatë intervistës së tij në emisionin ”Dita Jonë” në A2 CNN, Paloka lëshoi disa akuza të rënda ndaj disa ish eksponentëve të Partisë Demokratike, duke deklaruar se disa prej tyre kanë bashkëpunuar me “rivalin” Edi Rama “për të pasur përfitime personale”.

Lexo edhe: Paloka: 30 Qershori? Dëshiroja të bllokoheshin fizikisht zgjedhjet, por sot kam mendim ndryshe
Nënkryetari i PD-së, i pyetur për pakënaqësitë e figurave historike si Arben Imami dhe Jozefina Topalli, u përgjigj se “nuk i shoh dhe nuk i lexoj më”, duke shtuar madje se “kishin dikur një emër, por po e hedhin në plehra”.

Më vonë, por pa përmendur emra, Paloka deklaroi se disa “funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën që në 2013, për të pasur përfitime personale”.

I pyetur për emra të përveçëm, ai refuzon por sqaron se nuk e ka të paktën me Topallin, sepse ajo thjesht “e ka inatin me Bashën, kjo e bën të dali kundër partisë së saj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular