BallinaAktualitetKastriot Dervishi: Ja pse kërcënimi i Lubonjës është pjesë e kodit mafioz

Kastriot Dervishi: Ja pse kërcënimi i Lubonjës është pjesë e kodit mafioz

Nga Kastriot Dervishi

Kërcënimi e paralajmërimi janë pjesë e teknikave që përdor mafia për të realizuar qëllimet e saj. Para se të arrijë te mjeti i fundit, ajo përdor kërcënimin si paralajmërim, nëpërmjet së cilit synon shkatërrimin moral e psikologjik të kundërshtarit.

Kërcënimet janë të larmishme dhe në forma të gjithanshme: gjuhë me kod, mesazh, telefoni, sendit me nënkuptim, plagosjes së lehtë, etj. Edhe guri në makinën e Fatos Lubonjës, nuk mund të ishte veprim budallai në një “det” me makina të parkuara, por pjesë e një kodi mafioz.

Mesazhi është i qartë që të ketë kujdes dhe heqë dorë nga qëndrimet e tij. Herën tjetër mbase kalojnë te shpimi i gomave të makinës.

Kryetari i opozitës dhe opozita, janë kërcënuar drejtpërdrejt para një viti në Kuvend nga kryezëri i shumicës nëpërmjet kodit mafioz se “do ju rregullojmë në qershor 2019”. Ky kod që ishte kërcënim shumë serioz për zgjedhjet e këtij viti, pjesërisht është vërtetuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular