BallinaKryesoreLulzim Basha në Mallakastër: Agron Kapllanaj, kryetar bashkie deri në zgjedhje të...

Lulzim Basha në Mallakastër: Agron Kapllanaj, kryetar bashkie deri në zgjedhje të rregullta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Mallakastër  me strukturat e PD-së në këtë qytet.

Kryedemokrati ka theksuar sërish se përgjegjësi kryesor për krizën politike dhe manipulimin e zgjedhjeve është kryeministri Edi Rama.

Basha tha më tej se kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj do të jetë kryetar legjitim i Mallakastrës deri në një proces të rregullt zgjedhor.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama. Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”– u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular