Ndodh për herë të tretë, Merkel dridhet në takimin me kryeministrin e Finlandës (VIDEO)

1
303

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është filmuar për herë të tretë duke u dridhur gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Merkel shihet duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në nisje të vizitës së Rinne në Berlin.

Incidenti i parë i kësaj natyre, që u shënua më 18 qershor, në takimin e kancelares me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, u kometua nga zyra e saj e shtypit si problem joserioz i dehidratimit.

Pas përsëritjes të së njëjtit episod të pakëndshëm, gazetarët pyetën zëdhënësin e qeverisë, Steffen Seibert, nëse kancelarja do të ishte e pranishme në samitin e G20-s që u mbajt në fund të qershorit në Japoni. Seibert u përgjigj se Merkel gëzonte shëndet të plotë dhe se gjithçka do të vijonte sipas planifikimeve.

 

1 COMMENT

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 38756 more Information on that Topic: startnews.news/2019/07/10/ndodh-per-here-te-trete-merkel-dridhet-ne-takimin-me-kryeministrin-e-finlandes-video/ […]

Comments are closed.