BallinaEkonomiParashikimi i FMN-së, rendimenti fiskal do të përkeqësohet përgjatë 5 viteve të...

Parashikimi i FMN-së, rendimenti fiskal do të përkeqësohet përgjatë 5 viteve të ardhshme

Perspektiva e rendimentit  fiskal në Shqipëri paraqitet e dobët sipas një analize të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikoi se të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në do të vijnë në ulje përgjatë periudhës afatmesme  2019-2024.

Teksa ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 4% në periudhën afatmesme, të ardhurat tatimore nuk do të mund të ndjekin rritjen, përkundrazi raporti i tyre më Prodhimin e Brëndshëm Bruto do të vijë me ulje. Në vitin 2024 të ardhurat buxhetore në përqindje të PBB-së do të arrijnë në 26.9 nga 27.6 % që ishin në fund të vitit 2018.

Përgjatë dekadës 2015-2024 kulmi i rendimentit fiskal arriti në vitin 2017 me 27.7 % të PBB-së sipas analizës së FMN-së, teksa ky vit pritet të mbyllet me 27.2 % të PBB-së, me rënie 0.4 për qind te të ardhurave në raport me PBB-në në krahasim me 2018.

Historiku i ecurisë se të ardhurave buxhetore ka një lidhje të qartë me mandatet politike të qeverisjes.

Pas trazirave të vitit 1997 kur qeverisja socialiste erdhi në pushtet të ardhurat buxhetore panë ritmin më të lartë të rritjes në raport PBB -duke shkuar në vitin 1998 në 26.6% në raport 17.8 për qind që ishin në 1997. Viti 1999 shënon rekordin, pasi të ardhurat në përqindje të PBB-së shënuan 27.8, nivel që nuk u arrit në asnjë vit tjetër fiskal. Më pas cikli i të ardhurave pësoi rënie të vazhdueshme deri në vitin 2005, kur mandati politik i qeverisjes kaloi tek Partia Demokratike.

Qeveria Berisha ndryshoi politikën fiskale duke aplikuar taksën e sheshtë. Të ardhurat buxhetore në raport më PBB u rriten gjatë mandatit të parë nga 25.4 për qind e PBB-së në 26.9 % të PBB-së në vitin 2008. Çorientimi i qeverisjes në mandatin e dytë e  kombinuar me krizën ekonomike globale që përfshiu edhe Shqipërinë ndikoi negativisht, duke bere që të ardhurat buxhetore të krahasuara me PBB-ne ti kthehen rënies duke arritur në vitin e fundit të mandatit zgjedhor, 2013 në 24.2 % të PBB-së, niveli më i ulët që nga 1997-a.

Me rikthimin në qeveri të Partisë Socialiste me 2013, e cila taksën e sheshtë e ktheu në progresive, duke rritur barrën fiskale në tatimet direkte, të ardhurat në raport me PBB shënuan rritje, duke shkuar 27.7% e PBB-së me 2017-en, me 3.4 pikë përqindje rritje për katër vite. Por siç duket sindromi i mandatit të dytë ka nisur të prekë edhe qeverisjen socialiste, teksa shihet se ritmet e grumbullimit të ardhurave ka rënë edhe pse ekonomia gjatë vitit të kaluar pritet të rritet me më shumë se 4%, ose niveli më i lartë i dekadës.

Një   hulumtim   empirik   i   efekteve   të   politikës fiskale në ekonominë shqiptare, nga  Meri  Papavangjeli,  Departamenti i  Kërkimeve në Bankës e Shqipërisë ka gjetur se  një goditje në të ardhurat tatimore ka një efekt më të lartë në aktivitetin ekonomik, krahasuar  me  një  goditje  të  shpenzimeve  qeveritare,  në  periudhën afatshkurtër, ndërkohë  që  efekti  i  saj shuhet  përgjatë  horizonteve më të gjata kohore.

PBB-ja dhe konsumi   privat   reagojnë   pozitivisht   ndaj   një  goditjeje  në  shpenzimet  qeveritare  dhe negativisht ndaj një goditjeje në të ardhurat tatimore.

Shpenzimet  kapitale  dhe  blerjet  qeveritare  kanë  një  efekt  të  ngjashëm  në  PBB,  por  efektet  e  shpenzimeve kapitale  janë  më  të  shtrira  në  kohë.  Nisur  nga  kjo,  politikat  afatmesme  mund  të  minimizojnë  pasojat  e pafavorshme  të  konsolidimit  fiskal  në rritjen ekonomike, duke kompensuar disa shkurtime të shpenzimeve korrente me rritjen e shpenzimeve kapitale, sugjeron studimi i eksperteve të Bankës së Shqipërisë.

Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura. Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.

Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ardhur në rënie vitet e fundit, si rrjedhojë e taksës së sheshtë. Monitor

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular