BallinaAktualitetArsyeja/PS kërkon "kokën" e Arben Malajt në Bankën e Shqipërisë

Arsyeja/PS kërkon “kokën” e Arben Malajt në Bankën e Shqipërisë

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës. Me sa duket kjo ka të bëjë me prononcimin e tij për çështje politike.

E me sa duket 28 firmëtarët që propozuan emërimin e Malaj në Këshillin e Bankës janë të njëjtët që propozojnë shkarkimin e tij.

Kujtojmë se Malaj, dikur deputet i PS, ministër Financash dhe ministër i Ekonomisë ka shfaqur shpesh opinionet e tij për zhvillimet politike. Së fundmi, në një shkrim, Malaj shprehej se pushteti absolut shkon krah për krah reduktimit dhe varfërimit të lirive ekonomike dhe politike. Ai është shfaqur hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër politikave të kryebashkiakut të Tiranës por edhe qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular