BallinaAktualitetKriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet...

Kriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet dhe pa Ramën kryeministër

Partia Lëvizja e Legalitetit përmes një deklarate sot komenton zhvillimet politike në vend si dhe ndalet tek kriza që ka mbërthyer vendin. Në deklaratën shpërndarë për mediat kreu i PLL Shpëtim Axhami thotë se Platforma  e opozitës për krijimin e kushteve për zgjedhje te parakohshme, te lira dhe demokratike ngelet qëllimi i vetëm ne vetvete i  PLL. Për PLL nuk ka rendësi data e zgjedhjeve, por standardet mbi te cilat do te mbahen këto zgjedhje dhe pa Ramën kryeministër”.
Deklarata e kreut te PLL Shpëtim Axhami
Partia Lëvizja e Legalitetit duke pasur parasysh krizën dhe zhvillimet e fundit ne bisedimet politike deklaron. Shqipëria është ne krize institucionale, politike, ekonomike, sociale dhe morale.
Shkaktare i kësaj krize ngelet keqqeverisja Rama.
Platforma  e opozitës për krijimin e kushteve për zgjedhje te parakohshme, te lira dhe demokratike ngelet qëllimi i vetëm ne vetvete i  PLL.
Për PLL nuk ka rendësi data e zgjedhjeve, por standardet mbi te cilat do te mbahen këto zgjedhje.
Retorikat dhe monotonia lodhëse, për elektoratin e djathte dhe me gjere, duhet te marrin fund, koha nuk pret.
Çfarëdo lloj vendimi tjetër, kundrejt asaj për te cilën kemi negociuar qe ne fillim me koalicionin opozitar për, ndryshim sistemi dhe kodi zgjedhor për kthimin e votës se lire, pa kryeministër Ramen për ne do jete i papranueshëm.
Vetëm vota e lire do te ishte fillim i fundit te tranzicionit 30 – vjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular