BallinaAktualitetNdoka: Prisni përgjime të reja me Ramën si protagonist kryesor

Ndoka: Prisni përgjime të reja me Ramën si protagonist kryesor

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në emisionin ‘Top Talk’, paralajmëron daljen e përgjimeve të tjera të dosjeve 339 dhe 184, pjesë e të cilave sipas tij do të jetë kryeministri Rama dhe njerëz pranë tij, pa dhënë detaje se kush do t’i nxjerrë.

Duke bashkëbiseduar me gazetarin Denis Dyrnjaja, Nard Ndoka pranoi se opozita ka burime brenda Prokurorisë. “Ka, opozita është institucionale dhe ka informacionet e veta. I ka pasur edhe më përpara. Basha i ka bërë publike muaj përpara për dosjet të cilat rrinin në Prokurori nuk hetoheshin, bllokoheshin. U ka përmendur edhe numrat”.

Pyetur se a është normale që një parti politike të ketë indikacione të brendshme në Prokurori, Nard Ndoka u përgjigj: “Kur nuk funksionon sistemi, patjetër që po. Ka edhe prokurorë të përgjegjshëm, që e kuptojnë që një dosje është bllokuar. Siç ishte rasti konkrete. Bashkëpunojnë për hir të realitetit dhe drejtësisë. Për ta zhbllokuar atë situatë edhe nga trysnia që kanë nga drejtuesit, apo bllokazhet nga politika”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular