BallinaAktualitetDENONCIMI/Si iu hoq bursa studentëve muajin e protestës

DENONCIMI/Si iu hoq bursa studentëve muajin e protestës

Nga Klarisa Rexhvelaj

DENONCIM

Episodet e dhunimit të studentëve nuk kan fund. Keqtrajtohemi psikologjikisht në auditore , në provime, dhe këtë disi jam munduar ta përtyp, por kur preket në bursën e një studenti me ndihmë ekonomike është e rëndë.

Mjerimi qenka vërtetë kafshat që s’kapërdihet.

Studenti X që trajtohet me ndihmë ekonomike bursën mujore e ka si një ndihmesë shumë të madhe për të jetuar e studiuar në Tiranë. Është i vetmi burim jetik të ardhurash për të.

Bursa e këtijë studenti është 100 mijë lekë të vjetra në muaj.
Muaji Tetor del gjysmë burse përshkak se universiteti fillon pas datës 15 Tetor.
Muajt e tjerë Nëntor, Dhjetor, Janar, janë të plotë.

Siç e shikoni dhe në foto në fund të Janarit atij i kanë dal 237 mijë lekë bursë. Pra mungon një muaj.
Pas interesimit në sekretarinë e universitetit përkatës merr përgjigjen që nuk ka udhezim nga qeveria për muajin Dhjetor të protestës.

Gjatë asaj kohe ku ne dilnim në rrugë të kërkonim të drejtat tona qeveria na dhunonte në maksimum.
T’i heqësh një muaj bursë një studenti pa mundësi ekonomike vetem se protestoi është krim i pafalshëm.

Nuk di çfarë të them me shumë! Ato ç’ka dëgjoj çdo ditë nga “Qeveria që Duam” janë shokuse, të ndjesh neveri për ta është pak…
Neveri për ata që kemi në drejtim, neveri për mënyren si duan të na hedhin hi syve se çdogjë po shkon vaj .
Neveri për Arsimin dhe Shqipërinë që ata duan, se ne kurrë nuk do pajtohemi me një fars të tillë.
Neveri për “Paktin për Universitetin”, fasad, propagand, gjakpirje.
Na djegin ëndrrat e pastaj na quajn brez i djegur!
Edhe sa kohë do shkoj kështu ?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular