BallinaKronikeU vra nga kushëriri i gruas, detaje të reja nga ngjarja e...

U vra nga kushëriri i gruas, detaje të reja nga ngjarja e rëndë. 38 vjeçari kishte shkuar për të…

Mediat greke publikojnë detaje të reja nga vrasja e një 38 vjeçari shqiptar, i cili u qëllua tre herë me thikë nga kushëriri i gruas.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Nea Anchialo, ku dy burrat kishin drekuar midis tyre.

Pas kësaj, lindi një sherr duke bëri që njëri prej shqiptarëve të qëllonte me thikë burrin e kushërirës së tij.

Mediat greke shkruajnë se 38 vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe kishte shkuar në Greqi që prej muajit qershor, ku jetonte me qira në një banesë në jug të Anchialo deri në muajin shtator.

Nga ana tjetër, kushëriri i gruas së tij, 41 vjeçar jeton prej kohësh në Greqi.

Pasditen e djeshme pas hëngrën dhe konsumuan alkool, lindi pa pritur një sherr, çka i solli humbjen e jetës burrit shqiptar. Në prani ishin edhe dy fëmijë të mitur.

Pas asaj që ndodhi, djali i madh i autorit lajmëroi të afërmit e tij për atë çfarë kishte ndodhur në shtëpi, por ishte shumë vonë për jetën e 38 vjeçarit.

Pavarësisht se u zhvendos nga një fqinj, një kushëri dhe tre nipër, ndërroi jetë pa arritur tek ambulanca ku nga do të transportohej për në spitalin e Volosit.

Vrasësi u identifikua menjëherë nga policia, ndërsa u kap duke ecur i qetë në qendër të qytetit. Policia vazhdon hetimet për të gjetur thikën e përdorur gjatë krimit, e cila thuhet se u hodh përpara se burri të largohej nga shtëpia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular