BallinaAktualitetVendimi i gjykatës së Durrësit për Sakon, Lulzim Basha: E gjithë drejtësia...

Vendimi i gjykatës së Durrësit për Sakon, Lulzim Basha: E gjithë drejtësia nën kontrollin e Ramës

Me vendim të Gjykatës, Valbona Sako vërtetohet si kryetare e Bashkisë së Durrësit. Edhe pse u refuzua nga e njëjta gjykatë dy ditë më parë, me vendim të gjyqtarit Shpëtim Reka, Sako ka tashmë një vërtetim për mandat të ligjshëm si kryetare e Bashkisë. Gjyqtari Reka ka vendosur të pranojë kërkesën e PS, e cila iu drejtuar zyrtares gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit të Valbona Sakos. Vendimi i sotëm pason atë të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandidates socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, dhe se në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.
Reagon kreu i PD Lulzim Basha
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me vendimin e dhënë sot nga gjykata e Durrësit, për Valbona Sakon.
“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.” Shkruan Basha në facebook.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular