BallinaAktualitetLuçiano Boçi rendit mashtrimet e Ramës ndaj studentëve

Luçiano Boçi rendit mashtrimet e Ramës ndaj studentëve

Nga Luçiano Boçi

KRYEMINISTRI QË URREN STUDENTËT
Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.
Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.
Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.
Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.
Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.
Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.
Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.
Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.
Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.
E vetmja zgjidhje është protesta!!!!
Por tani jo vetëm e studentëve.
Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular