BallinaPolitikeMeta sulmon Ramën: Flet nën efektin e dopingut…

Meta sulmon Ramën: Flet nën efektin e dopingut…

spot_img
spot_img

Gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka replikuar ashpër ndaj akuzave të bëra në adresë të tij nga kryeministri Rama. Meta u pyet për deklaratat e Ramës përpara 30 qershorit që e cilësoi Presidentin “një tespie në duart e Sali Berishës dhe se nëse do të rezultonte një “kokërr me gunga”, do të shkonte përpara drejtësisë”.

“Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara. Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping.

Më vjen keq që ai nuk u ngrit as në nivelin e Ramiz Alisë, ku duhet të ishte ngritur për t’i dhënë mundësi opozitës për zgjedhje vendore, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit, i cili në vitin 2006-07 u tregua fleksibël. Dhe tha: “Ore ky nëse me të vërtetë kërkon një certifikatë, hajde! Por ky nuk do që të hyjë në zgjedhje, etj., etj.” – tha Meta

“Marrëdhëniet e mia me të gjithë aktorët politikë në vend kanë qenë gjithmonë mjaft korrekte nga ana ime. Nuk ka një përplasje Rama-Meta. Nuk është e vërtetë. Kjo është prapë një shpikje ‘sorosiane’. Sot në Shqipëri ekziston vetëm një konflikt madhor, që është nëna e gjithë konflikteve…

Është konflikti i Kryeministrit Edi Rama me pluralizmin politik, me demokracinë dhe me shtetin e së drejtës, që bazohet në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e ‘check and ballance’. Ky është problemi.

Pastaj, ai që ka konflikt me median, “kazanin” siç e quan ai, apo me Presidentin kur si pëlqen. Kur i pëlqen thotë, – “është më i miri që ka pasur Shqipëria”. S’ka thënë të vërtetën sepse Shqipëria ka pasur gjithmonë Presidentë shumë të mirë.

Problemet që ka me gjykatat. Kur gjykata jep një vendim që i intereson atij, thotë, – është shumë e mirë. Kur jep një vedim që s’i intereson atij, – e bën nul. Problemet që ka me Parlamentin, me të gjithë. Nuk është se kjo është diçka e re. Pra, ky është një njeri që nuk gjen dot rehat me demokracinë” – tha Meta për Ramën.

“Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo” – tha Meta që nuk pranoi të komentojë se çfarë ka folur me të në drekën sekrete në Pallatin e Brigadave.

“Nuk ka ndonjë arsye për të thënë se çfarë është folur nëpër dreka apo darka. Ato janë dreka apo darka të tilla ku shkëmbehen mendimet të lirshme, të natyrshme” – tha Meta.

“Unë raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij. Kaq. Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Sa herë i ka dëgjuar, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve. Kur nuk i ka dëgjuar… Unë nuk i imponohem dot” – u shpreh Presidenti që tha se nuk ka pasur më kontakte me zotin Rama megjithëse i ka bërë ftesë për takim. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular