BallinaAktualitetFOTO/Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Shteti i Ramës i vetmi që rrethon...

FOTO/Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Shteti i Ramës i vetmi që rrethon Teatrin me policë

Ndër të parët përfaqëues të opozitës që iu bashkuan artistëve në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ishte kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

Së bashku me të rinjtë e forumit, Këlliçi është vënë në krah të artistëve dhe qytetarëve, që po përballeshin me policinë e Ramës dhe Lleshit.

‘Shteti policor i Edi Rames eshte i vetmi shtet ne bote qe rrethon Teatrin Kombetar me forca policie dhe i shpall lufte kultures kombetare, i shpall lufte historise se kombit.

Ne vend qe policia e shtetit te arrestoje ministrat e politikanet qe i kane vjedhur cdo qindarke vendit, vjen dhe rrethon forcerisht Teatrin Kombetar dhe artistet qe jane pasuri kombetare. TURP!’, shkruante Këlliçi në mëngjes.

Më pas aktorët dhe qytetarët ja dolën që të thyejnë kordonin policor dhe të futen brenda Teatrit Kombëtar.

Nga brenda sallës ku jepen shfaqje, Këlliçi shkruan se ‘në fundin e tij politik, Rama kërkon shkatërrimin e Teatrit për më shumë mirëqënie për vete e Fushën.’.

Ne fundin e tij politik, Edi Rames i duhet shkaterrimi i Teatrit Kombetar qe te krijoje me shume mirqenie per vete nga pazari me Fushen.

Teatri eshte thjeshte pengese per ti marre pronen e tij e ndertuar kulla korrupsioni, ku do te pastrohen dhe parate e krimit. Qytetaret jane te vendosur te qendrojne ketu. I bej thirrje cdo te riu, studenteve, kujtdo qe ka mundesi, te vije te bashkohet ketu’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Më poshtë keni edhe reagimet e tij gjatë ditës:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular