BallinaAktualitet30 qershori/Kujtim Gjuzi merr zero vota. Deputeti s'voton as partinë e tij

30 qershori/Kujtim Gjuzi merr zero vota. Deputeti s’voton as partinë e tij

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin zgjedhor të 30 qershorit. Por tabela e rezultateve ka nxjerr një fakt interesat, i paparë në zgjedhjet e shkuara. Nga e gjithë renditja e tabelës përfundimtare, dy parti politike kanë marrë rezultatin më të ulët. Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin sipas tabelës zyrtare të KQZ-së në 30 qershor ka fituar zero vota.

Pra kreu i kësaj partia përveçse është  braktisur nga konservatoret, duket se nuk ka votuar as për vetën e tij, ose e ka ‘shitur’ votën. Kujtim Gjuzi është aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai mori mandatin si kandidati i fundit në listën e Durrësit. Ai në këto zgjedhje ishte renditur në fletën e votimit me numrin 33, por rezultati që ka marrë lë pa fjalë.

Në qendrimet e tij ai flet për Grupin konservator, por nuk dihet se ku ishte ky grup në 30 qershor, që me gjasa e ka lënë në baltë deputetin dhe kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatorë Albania.

rezultati--zgjedhjeve2GJuzi-Galdini

rezultati--zgjedhjeve

rezultati--zgjedhjeve1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular