Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fieri. Raportohet se një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në fshatin Varibop, duke plagosur katër persona. Mjeti ishte me targa italiane dhe drejtohej nga një grua.
Njoftimi i policise:
Sot rreth orës 19:30 në vendin e quajtur “Varibob” mjeti tip “Pezho” me drejtuese shtetasen E.H, 30 vjeçe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes