Edhe pse ka dashur gjithmonë që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të mediave, futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovë, Benjamin Kololli, do të martohet këtë të hënë.
“Indeksonline” ka zbuluar se Kololli do t’i japë fund beqarisë, ndërsa familjarët e tij janë ende duke u marrë me përgatitjet e fundit të dasmës.
Pritet që Kololli të mbajë një dasmë të madhe me të pranishëm futbollistë të shumtë, si dhe këngëtarë e artistë të njohur.
Mësohet se gjatë mbrëmjes do të performojnë këngëtarët e njohur, Shkurte Gashi dhe Meda.