BallinaAktualitetOSBE: Shqipëria të mbrojë lirinë e shtypit. Ligji i Rames alarmon dhe...

OSBE: Shqipëria të mbrojë lirinë e shtypit. Ligji i Rames alarmon dhe Kongresin në SHBA

spot_img
spot_img

OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për shtypin në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që projekt-ligji i vë lirisë së shtypit. Duke folur për Zërin e Amerikës,përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike.

Përfaqësuesi i lirisë së shtypit në OSBE, Harlem Desir, i tha Zërit të Amerikës se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë ndryshime të tjera ligjit për shtypin.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të shmangë në të ardhmen kufizimin e lirisë së shprehjes për mediat on-line. Projekt-ligji aktual u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA ose AKEP që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjeve për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”.

OSBE-ja tha zoti Desir po punon me qeverinë shqiptare që legjislacioni i ri të ndryshohet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Një nga problemet e tjera me shtypin në Shqipëri, sipas zyrtarit të lartë të OSBE-së,është përqëndrimi i pronësisë së mediave, veçanërisht të televizioneve dhe gazetave kryesore.

Situata aktuale politike në Shqipëri, shton ai, nuk duhet lejuar të ndikojë mbi lirinë e shtypit. Edhe po të ketë kriza politike, siç ndodh në shumë vende, thotë ai, shtypi duhet të jetë i lirë të bëjë punën e tij.

Këto komente përfaqësuesi i OSBE-së i bëri gjatë një seance të organizuar nga Komisioni amerikan i Helsinkit në mjediset e Kongresit lidhur meraportin e fundit të OSBE-së për lirinë e shtypit në 57 vendet anëtare të organizatës. Në bazë të këtij raporti, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dy gazetarë janë vrarë në detyrë, ndërsa 92 tjerë janë sulmuar e kërcënuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular