Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e quan kryeministrin Edi Rama një “shkollëpak që e pranon vetë se flet marrëzira”.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili teksa i referohet intervistës së shefit të qeverisë për gazetaren Rudina Xhunga, shprehet se, “fraza e vuajtur, fluktuante, e parrënjë, dhe e pabosht si e një thashethemexhiu bajat lagjesh, janë pasoje e një Shkollëpakësie pa kthim”.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Shkollepaku,qe pranon vete se flet marrezira!!
Nje analize teper e thjeshte psikointelektuale e profilit te ketij kryeministrit tone me shtyu ta percaktoj prej kohesh si Shkollëpak.
Fraza e vuajtur,fluktuante,e parrënjë, dhe e pabosht si e nje thashethemexhiu bajat lagjesh jane pasoje e nje Shkollepakesie pa kthim.
Cektesia mjeruese ne kulturen administrative dhe juridike si dhe qasja prej tregetari te vogel domatesh per ekonomine, e bejne kryeministrin tone me te dobtin,qe Shqiperia ka pare qe nga 1912 e kendej.
Megjithate cdo analize eshte akoma me e mire kur ajo vertetohet nga vete personazhet e marre ne analize.
Ja se si kryeministri qe ne vitin 1994 i intervistuar nga Rudina Xhunga e pohon dhe verteton vete saktesine dhe objektivitetin e analizes time.
Ju ftoj miq te lexoni nje pjese nga intervista:
Pyetje Rudina Xhunga :
Pasi flet me ju vë re se keni një mungesë koncentrimi në ato që thoni.
Pergjigje Edi Rama:
E vërtetë, sepse unë nuk jam një njeri i arsimuar, më tepër kam afinitet me meditacionin
Që herët kam lexuar pa u përqëndruar.
Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen tek fraza, por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar.
Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them marrëzira.