BallinaKronikeTre aksidente me 5 të plagosur në Korçë

Tre aksidente me 5 të plagosur në Korçë

spot_img
spot_img

Tre aksidente me pasojë plagosjen e 5 personave kanë ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Sipas policisë, të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Informacione nga Policia e Korçës:

Në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Citroen’ me drejtuese shtetasen I.R, banuese në Korçë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjere në mjet shtetaset D.H dhe R.H, të cilat ndodhen për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur një mjet mikrobus tip ‘Benz’ me drejtues shtetasit F.Z. dhe mjeti tip ‘Opel’ me drejtues shtetasin Sh.D., ku për pasojë është dëmtuar shtetasja V.D, pasagjere në mjetin tip ‘Opel’, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur ‘Kryqëzimi i Rëmenjit’ janë përplasur mjeti tip ‘Skoda’ me drejtues shtetasin A.Zh, me një ciklomotor me drejtues shtetasin Sh.S, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku për pasojë është dëmtuar  drejtuesi i ciklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupet hetimore në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular