Ambasadori i Nderit dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore Tahir Shabani si dhe Diplomacia Publike vazhdojen te kete prioritet absolut për bashkëpunimi Institucional me komunat e Francës. Eshte intensifikuar dhe do te vazhdoje me prioriett te rritet bashkepunimi mes komunave te Kosoves dhe Frances.
Me konkretisht gjatë qëndrimit në Francë, zonja Edona Bujupi Loxha Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut, e ftuar nga Ambasadorit të nderit, z. Tahir Shabani, njëherit president i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.
Favorizimi për bashkëpunim; Kulture, administrate, urbanizëm, zhvillim ekonomik, turistik, partneritet me shkollat dhe institucionet. Dhe me prioritet agjenda preliminare për thellimin e bashkëpunimit bilateral nga Shtator 2019.
Vizitat filluan në qytetin Saint-Genis-Pouilly, me një pritje të nivelit nga Kryetari i Komunës z. Hubert Bertrand, znj. Yasmine MECIBAH Drejtoresha e Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimeve Publike. Me prioritet diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e disa projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në administratë dhe kulturë, urbanizëm, shkolla me qëllim për të filluar një kapitull të ri mes dy komunave në nivel institucional.
Takim me znj. Dominique Lachenal, Nënkryetare e komunës për Burimeve Njerëzore dhe Financave, dhe z. Philippe Lejeune, Drejtor i Përgjithshëm, në komunën e Annemasse në Francë. Me të cilët biseduam për komunën në tërësi, për rolin e administratës publike, sfidat e ndryshme që i kemi dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy komunave.
Gjatë qëndrimit në Francë, zonja Edona Bujupi Loxha Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut, u takua me stafin e arkivit dhe Znj. Marie-Claude RAYSSAC-Përgjegjëse e arkivave komunale në Annecy dhe këshillin e Qarkut, ku u njoftova për së afërmi me funksionalizimin dhe arkivimin e lëndëve, të cilët u shprehën të gatshëm që së shpejti t’i mirëpresin zyrtarët e Komunës së Istogut për këmbim të përvojës së tyre në këtë aspekt. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare ishte që të zgjerojë bashkëpunimin mes arkivave dhe shkëmbimin në nivel nacional me arkivin e Francës në Paris.
Roli i Shoqatës të Miqësisë Franko-Shqiptare në Bashkimin Evropian – Amitie Franco Albanaise (Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare) është asociacion joqeveritare e mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës, e udhëhequr nga presidenti i saj z. Tahir Shabani, i njohur me çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese për çështjet protokollare në shumë konferenca seminare, nga Komisioni Evropian gjer te vendet anëtare te Bashkimit Evropian si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke përfituar nga përvoja e tij personale, shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë, me përkrahjen e klubit diplomatik në Gjenevë dhe Francë, si një partner serioz ne favor të institucioneve të Republikës së Kosovës: Përkrahje ne favor te arkivave të Kosovës për mundësit e bashkëpunimit me arkivat në Francë, Zvicër, Evropë dhe pran OKB-se dhe organizatave ndërkombëtarë për përvoja te vizitave studimore. Diplomacia Kulturore dhe Publike dhe lobimi në favor të institucioneve të Republikës së Kosovës.