BallinaKryesorePërdorimi i telefonit mbi 5 orë në ditë çon në obezitet

Përdorimi i telefonit mbi 5 orë në ditë çon në obezitet

Të gjithë kemi dëgjuar se përdorimi i tepërt i telefonave tanë mund të ketë efekte negative në shëndetin tonë mental, por një studim i ri thotë se mund të rrisë rrezikun e obezitetit po ashtu.

Studimi, i kryer në 1060 studentë të universitetit, zbuloi se ata që përdorin telefonat e tyre për pesë apo më shumë orë në ditë kanë pasur një rritje të rrezikut nga obeziteti deri në 43 për qind, shkruan “Metro”, transmeton Koha.net.

Tërheqja nga telefonat çon në uljen e lëvizshmërisë, prandaj paraqet një rrezik serioz për shëndetin për shkak të mos aktivitetit.

Gjithashtu, ky studim përcolli studentët për gjashtë muaj nga qershori deri në dhjetor të vitit 2018. Në këtë grup të studentëve, 26 për qind të cilët kishin mbipeshë dhe 4.5 për qind që u bënë obezë kaluan më shumë se pesë orë në ditë në pajisjet e tyre teknologjike.

Studimi, po ashtu, gjeti se meshkujt ishin 36.1 për qind gati shtojnë peshë dhe 42.6 për qind të bëhen obezë. Femrat ishin 63.9 për qind gati të shtojnë peshë dhe 57.4 për qind të bëhen obezë.

Ky grup studentësh, po ashtu, kishin një stil të jetesës që i fut ata në një rrezik më të madh të shëndetit siç është sëmundja e zemrës.

Gjithashtu, studentët ishin të gatshëm dy herë për qerasur veten me pijet me sheqer, ushqim të shpejtë (fast food), ëmbëlsirat, si dhe kanë ulur nivelet e aktiviteteve fizike.

“Është e rëndësishme që popullata e përgjithshme të dijë dhe të jetë e vetëdijshme se, megjithëse teknologjia mobile është padyshim atraktive për qëllime të shumta të saj, rehati, qasje në shërbime të panumërta, burime të informacionit dhe argëtimit, ajo po ashtu duhet të përdoret për të përmirësuar veset dhe sjelljet e shëndetshme”, ka thënë Mirary Mantilla-Morron, specialiste e kardiakut pulmonar dhe rehabilitimit vaskular e cila udhëhoqi këtë studim, përcjell Koha.net.

“Kalimi shumë kohë para smartfonit lehtëson sjelljet e ulëta, redukton kohën e aktiviteteve fizike, gjë që rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, diabetit, sëmundjeve të zemrës, disa llojeve të kacereve, shqetësimeve osteoartikulare dhe simptomave muskuloskeletale”, shtoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular