BallinaKryesoreFacebooku po planifikon ndryshime të mëdha për Instant Games

Facebooku po planifikon ndryshime të mëdha për Instant Games

Në vitin 2016, Facebooku e nisi një iniciativë, të quajtur Instant Games, ndërsa shërbimi e pati një sukses të caktuar kur u integrua në Messenger, raporton SlashGear.

Këto lojëra mundësuan që të fillohen parti me njerëz të tjerë, si dhe gara për ta realizuar rezultatin më të mirë në kuadër të diskutimeve në grupe, ndërsa disa nga lojërat janë shumë të mira. Për ta bërë Messengerin më pak kërkues, Instant Games do të zhvendoset.

Më herët këtë vit, Facebooku paralajmëroi “Gaming Tab”, i cili synon që ta lehtësojë gjetjen dhe luajtjen e lojërave në platformë, shkruan KOHA DItore. Kompania tani ka njoftuar se do ta zhvendosë Instant Games të Messengerit në Gaming Tab.

Facebooku theksoi se zhvendosja e sesioneve të gameplay do të zhvillohet në faza, por gjatë kësaj periudhe do të mblidhen edhe reagimet nga ana e përdoruesve.

Kompania e ka paralajmëruar edhe publikimin e aplikacionit të ri dhe procesit të vlerësimit për developerët Instant Games, kështu që si duket Facebooku dëshiron ta shndërrojë Gaming Tabin në një mënyrë më legjitime për gaming.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular