BallinaAktualitet5 fakte "paradoksale" të Tiranës në 100 vjet kryeqytet. Për herë...

5 fakte “paradoksale” të Tiranës në 100 vjet kryeqytet. Për herë të parë në Këshillin Bashkiak s’ka…

Teksa pritet të bëhet një shekull që kurse Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë, kreu i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj rendit pesë fakte për kryeqytetin, duke theksuar se ai është më në udhëkryq se kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se për herë të parë këshilli bashkiak nuk ka asnjë pjesëtar të lindur në Tiranë dhe për herë të parë në krye të këtij këshilli është një kler protestant. Tafaj evidenton edhe rrënimin e identitetit historik të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Tirana si kryeqytet feston sivjet 100 vjetorin e themelimit. Ky pervjetor i rendesishem institucional perkon me disa risi:

  1. Ne keshillin bashkiak te Tiranes per here te pare nuk ka asnje perfaqesues autokton te Tiranes historike.
  2. Betimin ne krye te bashkise te nje kryetari qe nuk ka lindur ne Tirane e qe vjen ne kete post jo permes zgjedhjesh.
  3. Keshilli bashkiak per here te pare nuk ka opozite, por vetem puthadore te kryetarit.
  4. Per here te pare ne krye te keshillit bashkiak vendoset nje drejtues klerikal (protestant), udheheqes shpirteror i kryetarit te bashkise dhe alibia morale e tij.
  5. Pas 100 vitesh, Tirana është sot ne beteje për jete a vdekje per te mbrojtur gjurmet e fundit te identitetit te saj – te shkatërruar sistematikisht.

Fati i qytetit te pare te shqiptareve është pas 100 vitesh me ne udhekryq se kurre ndonjehere.

Kriza e vlerave, lufta per shfarosjen e identitetit, permbysja e cdo perfaqesimi komunitar, kontrolli totalitar dhe vendosja e sundimit te Njeshit Politik mbi jeten e 800 mije banorve jane mjaftueshem shkaqe per te gjykuar me sy kritik krejt kete shekull ekzitence te Tiranes kryeqytet dhe te sjelljes se banoreve te saj.

Mos valle ne tironsit duhet me cdo kusht te besojme proverbin “bej mire se gjen keq”….?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular