BallinaAktualitetVotimet moniste të 30 qershorit në Lezhë, ja reagimi i PD Lezhë...

Votimet moniste të 30 qershorit në Lezhë, ja reagimi i PD Lezhë për Pjerin Ndreun

Rilindja ka caktuar 14 Gushtin si dita e betimit të Pjerin Ndreut në Lezhë. Por  duket se do të jetë përplasja e radhës për Bashkitë e drejtuara deri tani nga të zgjedhurit me votë popullore dhe nga ata që po vijne me votë moniste. Kjo për shkak se Fran Frrokaj, kryebashkiaku aktual i Lezhës, ka deklaruar se nuk do ta lërë zyrën e Bashkisë, pasi sipas tij Ndreu është kampion i votave të vjedhura.

Reagimi i plotë i PD Lezhë

Pas REFUZIMIT të lezhjanëve, personazhi i përgjimeve, paska dalë në kërkim të mandatit në gjykatë!

E kujtojmë kampionin e përgjimeve, kampionin e votave të vjedhura, kampionin mbështetës dhe pjesë të bandave që shkatërruan Lezhën, kampionin e votave të pavlefshme, socialistin më pak të votuar ndonjëherë në Lezhë, se Kryetar Bashkie të bëjnë ZGJEDHJET E LIRA, TË NDERSHME dhe GARA E BARABARTË. Dikush ti tregojë se në cilën Gjykatë mund ti kërkojë këto të fundit….

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular