BallinaKronikeTragjedia/Burri ekzekuton gjashtë anëtarë të një familje, pastaj vret veten

Tragjedia/Burri ekzekuton gjashtë anëtarë të një familje, pastaj vret veten

Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në vendbanimin Kajzerica në Zagreb në orët e mbrëmjes së ditës së enjte, me policinë e Zagrebit që konfirmoi që vrasësi kreu vetëvrasje. “Gjatë kërkimit, policia e lokalizoi atë. Në kohën e arrestimit, ai kreu vetëvrasje”, ka thënë policia në raportimin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë ishte raportuar se gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u vranë dhe një fëmijë shtatë muajsh ishte i vetmi i mbijetuar. Xhelozia përmendet si motiv, sipas “Jutarnji List”.

Midis të vrarëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Foshnja nuk u plagos, tha policia.

Pas vrasjes, u organizua një ndjekje e madhe në të gjithë Kroacinë, por rreth orës 4 të mëngjesit, burri ishte vendosur në zonën e Brezovicas, ku ai bëri vetëvrasje.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular