BallinaKryesoreShqiptarja e sëmurë me kancer i kërkon nënshtetësinë italiane Salvinit

Shqiptarja e sëmurë me kancer i kërkon nënshtetësinë italiane Salvinit

Emigrantja shqiptare Alma Sejdini që prej shumë vitesh jeton në Lecce të Italisë e ku të gjithë e njohin me emrin Adelina, në një apel mediatik i kërkon ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, ta ndihmoj në marrjen e nënshtetësisë italiane.

Alma po kurohet nga një sëmundje mjaft e rëndë, kancer në gji, e leja e saj e qëndrimit skadon në tetor të 2019. Mosrinomvimi i të drejtës për të qëndruar në Itali e bën të pamundur vazhdimin e kurës mjekësore prej 25 ciklesh kimioterapie që ajo po ndjek në spitalin San Matteo të Pavias.

Alma apo Adelina siç e njohin të gjithë në qytetin e saj Lecce, ka një histori jete të vështirë që shumë herë ka qenë në fokusin e medieve italiane.

Për disa kohë ajo është shfrytëzuar të punoj si prostitutë nga një grup kriminal e mundi të denoncoj “padronët” e saj e të nis një jetë të re në Itali

Prej shumë vitesh Alma Sejdini, bashkëpunon me organizata e shoqata në ndihmë të vajzave e grave që detyrohen të punojnë prostituta në rrugë dhe është shndërruar në simbol të legalitetit e kurajos.

Pamundësia për të punuar për shkak të sëmundjes rrezikon që leja e saj e qëndrimit në Itali të mos rinovohet. Mungojnë vetëm 3 pika për të përmbushur praktikën e marrjes së nënshtetësisë italiane e për këtë emigrantja shqiptare me një apel publik i është drejtuar Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini , të cilit i kërkon mirëkuptim.

“Mendoj se e meritoj këtë mirëkuptim, thotë ajo, Jetën time, dëshminë e vuajtjes time e kam vënë në shërbim të vajzave e femrave që shfrytëzohen duke punuar si prostituta në rrugë. Kam shpëtuar mjaft prej tyre, i kam dhuruar çfarë kam pasur. Kam botuar një libër me historinë time e të ardhurat e shitjes i kam dhuruar në bamirësi. Shteti italian më kishte premtuar mbrojtje e sot në momentin më të keq të jetës time, ndjehem e vetme”, deklaron ajo.

Apelit të Almës i janë përgjigjur eksponentë politik të Partisë Lidhja në Lecce, qyteti ku ajo jeton.

“Do e përcjellim këtë rastin e saj pranë ministrit Salvini e do të bëjmë të pamundurën që Alma të marr nënshtetësinë italiane”, deklarojnë ata për mediat lokale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular