BallinaKryesore"Opozita është e bashkuar"/Nard Ndoka: Ishte dakordësi të regjistroheshin vetëm 3 parti...

“Opozita është e bashkuar”/Nard Ndoka: Ishte dakordësi të regjistroheshin vetëm 3 parti në zgjedhjet e 13 tetorit

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar FaxNews siguroi edhe njëherë se opozita është e bashkuar në qëndrimet e saj dhe se ka qenë një vendim i opozitës së bashkuar që të regjistroheshin vetëm tre parti në zgjedhjet e 13 Tetorit të dekretuara nga Presidenti Meta

Partitë e opozitës kërkuan të regjistrohen për zgjedhjet e tetorit, pse nuk pati kërkesë nga ju?

Ndoka: Ne jemi të bindur që KQZ është nën urdhrat e kryeministrit dhe jo I bazuar në Kushtetutë. Kjo është një kauzë e cila kërkon më shumë mobilizim dhe s’mund të bëjmë thjesht qoka ligjore.

A kemi një dakordësi mes partive brenda opozitës së bashkuar?

Ndoka: Jo kjo ka qenë një mirëkuptim mes opozitës së bashkuar dhe kemi arritur në përfundimin që vetëm 3 prej partive të regjistroheshin. 13 tetori ishte thjesht detyrim ligjor sepse mazhoranca e ka treguar veten se si është. Ku bazohet dhe si funksionon.

Është e paprecedentë që KQZ nuk i bindet kushtetutës por u binden urdhrave të kryeministrit Rama

A do të vijoj opozita me të njëjtat kushte ndaj kryeministrit?

Ndoka: Ky është një debat fare i parëndësishëm duke pasur parasysh gjithmonë kauzën e opozitës. Zgjedhje me Ramën dhe grupet e tij kriminale, kjo tregon që nuk ka asnjë lloj sensi që opozita të vazhdoj zgjedhjet. Është absurd të mendosh se mund të dialogojë opozita në këtë pikë.

Është detyra jonë që në këtë përballje të gjejmë rrugën më të mirë për të larguar këtë kryeministër.

A mendoni se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga Gjykata Kushtetuese.

Ndoka: Opozita nuk i njeh këto zgjedhje. Evropa gjithashtu. Kjo është hera e parë që shkohet në zgjedhje pa opozitën. Berisha kurrë nuk ka tentuar të ketë zgjedhje pa opozitën. Kuptohet që gjithmonë tolerance dhe mirëkuptimi I takon mazhorancës për të gjetur një rrugë të mesme për opozitën.

A do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa qeveri tranzitore?

Ndoka: Është në kufijtë e pamundësisë. Pa u shembur mendja e këtij hajduti psikik, unë nuk besoj se do të ndërmerret një hap i tillë me këtë personazh. Tetori do të jetë një muaj interesant sepse do të rritet dhe ndikimi  nga jashtë. Opozita është treguar tolerante maksimale .

Ne sot kemi një kryeministër arrogant që i shqyen dyert e bashkisë. Rilindja thirri qytetarët të votojnë, për fatin e mirë nuk iu përgjigj as anëtarët e PS. Në këtë marrëzi të kryeministrit opozita normalisht është e tërhequr.

Sa të ligjshëm janë kryetarët e rinj të bashkive?

Ndoka: Ata nuk janë fare të ligjshme. Së pari nuk ka një dekret të presidentit dhe së dyti nuk është opozita. S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular