BallinaAktualitetDeputeti bën thirrje për revolucion: Si gjethet në vjeshtë, të rrëzojmë Edi...

Deputeti bën thirrje për revolucion: Si gjethet në vjeshtë, të rrëzojmë Edi Ramën

Deputeti i parlamentit aktual i cili nuk njihet nga opozita e bashkuar, Lefter Maliqi. Nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, ai i ka bërë thirrje popullit shqiptarë që këtë vjeshtë të ngrihet në një revolucion demokratik, për të përmbysur të keqen më të madhe që ka parë ndonjëherë ky vend; Rilindjen dhe Edi Ramën kryeministër.

“Populli duhet të marrë në dore fatet e vendit. Socialistët e ndershëm e të zhgënjyer, demokratët, qytetarët, artistët, studentët, etj. Boll me paqe me qeverinë e krimit, korrupsionit, oligarkëve, papunësisë, drogës, pasigurisë. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit nuk ekziston më pasi, këshillat bashkiak dhe kryetarët e bashkive janë njëpartiakë, demokracia e përgjithshme dhe institucionale në rrezik, pasi mbi 90% janë të kapura nga e njëjta parti (Rilindja).

Rama nuk njeh as ligj, as kushtetutë, as dekret të Presidentit, nuk njeh as opozitë pasi e ka nxjerr jashtë funksionit pa përfaqësim në parlament, pa përfaqësim në pushtetin lokal, pa përfaqësim në institucione. Rama s`ka as frikë, as turp, as moral nga protestat paqësore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi çdo ditë, javë e muaj i kanë plasur skandale me krime, korrupsion, përgjime, cenim të sigurisë kombëtare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetëm qesh, ironizon çdo qëndresë, çdo stres e vuajtje tuajën, dhe për të hequr vëmendjen nga një skandal, sajon skandale të tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione të jashtëligjshme, policore etj.

Rama duke varfëruar popullin, duke e detyruar rininë dhe elitën e vendit të emigrojë, mban nën presion opozitën, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston këdo që e kundërshton për të mbajtur pushtetin nën kontroll të plot. Vendi me krizë të thellë e të rëndë politike, ekonomike dhe të pasigurise. Vendi drejt diktaturës dhe shuarjes së shpresës për hapjen e negociatave në 18 Tetor. Populli në shtator të ngrihet fuqishëm, sepse s`ka më kuptim pasi Rama kërkon t`ju lodh, t`ju pakësoj, t`ju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrëzohet me revolucion qendrestar demokratik, duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët duke paralizuar gjithçka në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të lira, të ndershme, me sistem mazhoritar të pastër, me 100 zona dhe 100 deputetë, ku vota e popullit të zgjedh deputetët e vet, qeverinë e vet, presidentin e vet.

Nëse nuk bëni këtë atëherë ky vend po shkon i sigurt drejt diktaturës me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtësi, polici dhe shumë shpejt edhe me president vetëm të Rilindjes së krimit, drogës dhe korrupsionit. Koha nuk pret, në vjeshtë duhet zgjim popullor, revolucion demokratik, qëndresë e fortë. Në vjeshtë bien gjethet e pemëve dhe së bashku me to duhet të bien gjethet e Pemës së kalbur të Rilindjes së krimit. Në vjeshtë duhet të lind shpresa, besimi për të ardhmen e demokracisë Europiane, për sundimin e ligjit dhe kushtetutës”, shkruan sot në faqen e tij në FB, deputeti Lefter Maliqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular