BallinaAktualitetRakip Suli: S’i ndajmë njerëzit majtas dhe djathtas

Rakip Suli: S’i ndajmë njerëzit majtas dhe djathtas

Kryetari i ri i Kamzës, Rakip Suli pas betimit  në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova” në krye të bashkisë Kamëz foli për mediat, ku tha se kryefjala e tij është puna dhe shërbimi për çdo qytetar, pa dallime politike. Ai tha se në Kamëz do të ketë një superskuadër, e cila që nga mëngjesi deri në darkë do të mendojë për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj bashkie.

“Na pret një rrugë e gjatë dhe me sfida. Shpreh mirënjohejn time më të madhe për qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, të cilët u shantazhuan me 30 qershor, por nuk u lëkundën në mbrojtjen e familjes së tyre, jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit. Jam krenar që këshilli i ri përbëhet mbi 50 për qind femra dhe mbi 60 për qind të rinj dhe të reja. Ne kemi bindjen absolute dhe me një skuadër absolute ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit. Do të shërbej me përgjegjësi dhe me dinjitet. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por ne jemi për t’iu shërbyer qytetarëve”-tha Suli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular