BallinaAktualitetKeni shtetasi Britanike si kosovar, por jeni nga Shqipëria e s’doni ta...

Keni shtetasi Britanike si kosovar, por jeni nga Shqipëria e s’doni ta humbisni. Avokat Hasani shpjegon çfarë duhet të bëni..

Nga Avokat Naim Hasani

Shqiptarët e Shqiptarët me banim në Britani qe kane ardhur vetem apo me familjet e tyre perpara, gjatë ose pas luftes se Kosoves dhe kane kerkuar azil duke mashtruar se ishin refugjate nga Kosova dhe nepermjet ketij mashtrimi kane perfituar leje të perhershme qendrimi dhe shtetesi Britanike, kane pritur qe nga viti 2007 me shume ankth, cfare do të ndodhe me ta dhe si do të zgjidhet perfundimisht çeshtja e tyre dhe familjarëve të tyre.

Qe nga viti 2008, kam pasur nderin dhe detyrimin ligjor, moral dhe kombetar të perfaqesoj shqiptarët e prekur nga ky fenomen qe eshte masiv neper shqiptarët e Britanisë.

Me 21 Dhjetor 2017, pas 10 vitesh betejash ligjore në të gjitha shkallet e drejtesise Britanike, Gjykata Supreme e Mbreterise se Bashkuar mori vendimin perfunduar dhe unik në historine gjyqesore, duke deklaruar se vendimet e Ministrise se Brendshme Britanike për shpadhjen të pavlefshme dhe anullimin e plote të shtetesise Britanike për shqiptarët qe kishin mashtruar duke pretenduar se ishin rrefugjate nga Kosova, të cilët në fakt ishin nga Shqiperia dhe duke deklaruar se ata dhe familjarët e tyre nuk kishin qene, nuk ishin dhe nuk do të ishin shtetas Britanikë, ishin te paligjshme dhe po ashtu vendosi qe ata qe e kishin humbur shtetesine tju kthehej mbrapsht.

Baza ligjore e vendimit ishte shume e thjeshte. Ata nuk kishin marre identitetin askujt por i kishin dhene vetes nje identitet qe nuk e kishin pasur më parë dhe plotesisht fiktiv.

Ky vendim hodhi poshte vendimet e Gjykatave të shkalleve më të uleta të marre qe nga viti 1984, për personat nga gjithë bota qe u ishte hequr shtetesia Britanike ne të njejtat kushte si shqiptarëve, duke e lene Ministrine e Brendshme Britanike te perballet me ndoshta mijera kerkesa për kthim ose marrje shtetesie te mohuar për 36 vite.

Vendimi I Gjykates Supreme Britanike sanksionoi njehere e pergjithmone se të gjithë femijet qe kane lindur nga dita qe shqiptarët qe kane mashtruar por jo vetem, kane marre shtetesine Britanike, pamvaresisht identitetit ne të cilin e kane perfituar, jane automatikisht qytetare Britanike dhe kudo qe ndodhen, në Britani, Shqiperi apo në çdo vend të botes, kane të drejte të marrin Pasaporten Britanike, me kusht qe duhet të provojne qe prindi i tyre biologjik ka qene me shtetesi Britanike në diten e lindjes se tyre.

Në keto kushte, çdo shqiptar qe eshte bere me femije pasi ai ose ajo ka perfutuar shtetesine Britanike, duhet të aplikojne për pasaporta për ta, pamvaresisht se ku jetojne femijet aktualisht.

Për kete eshte e keshillueshme te kerkojne ndihme ligjore të specializuar sepse procesi eshte kompleks, sidomos në rastet kur të dhenat personale si emri, mbiemri dhe ditelindje e prindit jane ndyshe në Pasaporten e prindit dhe në certifikaten shqiptare të lindjes se femijes. Procesi merr deri në 6 muaj për tu pajisur femija më pasaporte.

Prindi gjithsesi duhet të jete i vetedijshem kur e merr kete vendim se Ministria e Brendshme Britanike do të filloje proceduarat për heqjen e shtetesise Britanike sepse do të informohen për identitetin e vertete nepermjet aplikimit të femijes për pasaporte.

Qe nga koha e vendimit të Gjykates Supreme, duke parë kohen e gjatë qe nga kryerja e veprave penale të mashtrimit për marrjen e lejes se qendrimit, shtetesise dhe pasaportes Britanike (veper ligjerisht e denueshme deri në 5 vjet burg), Ministria e Brendshme aktualisht nuk po procedon më me denime me burg për krime të tilla.

Tanime politika qe po ndiqet nga Ministria e Brendshme eshte qartesuar dhe eshte si më poshte.

Per të gjithë personat qe posedon informacion zyrtar ndershteteror se kane mashtruar duke u deklaruar si Kosovarë, Ministria e Brendshme ju dergon leter nepermjet departamentit të heqjes se shtetesise ku ju ben të qarte informacionin qe disponon për identitetin e vertete te personit dhe ju kerkon qe brenda 21 diteve të konfirmojne identutetin e vertete, të shpjegojne arsyet pse kane mashtruar dhe të paraqesin arsyet pse te mos u hiqet shtetesia dhe të tregojne me dokumenta cfare jete kane bere gjatë gjithë ketyre viteve në Britani dhe nese ju hiqet shtetesia, pse të mos i kthejne ne Shqiperi.

Eshte e domosdoshme qe nepermjet perfaqesuesve të kualifikuar ligjore për çeshtjet e shtetesise ti kthehet pergjigja brenda afati të caktuar.

Në disa raste ndodh qe në të njejten kohe me letren e mesiperme ose më perpara, zyra e pasaportave të dergoje nje leter qe konfirmon anullimin e pasaportes Britanike për arsye se permban informacione me identitet fallco.

Ne keto raste nuk mund të udhetoni ose të perdorni Pasaporten si dokument identifikimi, deri në momentin kur të konfirmohet me vendim nga departamenti i shtetesise qe do të qendroni shtetas Britanik pamvaresisht mashtrimit.

Pasi ti jeni pergjigjur letres brenda afatit 21 ditor, departamenti i shtetesise do të marre nje vendim perfumdimtar brenda afati rreth 3 deri 20 muaj nese do të vazhdoni të qendroni shtetas Britanik apo jo.

Politika aktuale e heqjes se shtetesise për shkak të mashtrimit, në menyre të qarte dhe ligjore në pergjithsi perjashton nga heqja e shtetesise të gjithë ata persona qe kane marre lejen e perhershme te qendrimit (indefinite leave to remain in the UK) si rezultat I amnestise se familjeve ne vitet 2003 dhe 2004.

Po ashtu, në pergjithsi, të gjithë ata persona qe kane qene nen moshen 18 vjeç në kohen kur kane marre lejen e perhereshme të qendrimit perjashtohen nga heqja e shtetesise.

Kjo do të thote qe keto dy kategori të shqiptarëve normalisht nuk ju hiqet shtetesia britanike. Po ashtu nga Tetori/Nentori 2019 Gjykata e shkalles se dyte në Londer (Upper Tribunal) do të marre nje vendim tjeter të rendesishem por qe ka mundesi të pranohet nga departamenti i shtetesise edhe më heret, qe të gjithë ata persona qe kane marre shtetesine Britanike para dates 20 Gusht 2014 dhe kane jetuar ne Britani 14 vjet para asaj date dhe Ministria e Brendeshme ka qene në dijeni të mashtrimit të tyre, duhet të qendrojne shtetas Britanikë.

Ne të gjitha keto raste, departamenti i shtetesise në fund të hetimeve ju dergon nje leter vendim personave në fjale, ku ju konfirmon se pamvaresisht mashtrimit te kryer, për arsye të rrethanave personale ata do të vazhdojne të qendrojne shtetas Britankë.

Ne leter ju kerkohet të plotesojne nje forme të quajtur RR dhe bashke me vendimin dhe certifikaten e shtetesise Britanike tja dergojne departamentit të korrektimit të shtetesise me nje pagese prej £250.

Pas disa javesh normalisht do tju kthehet mbrapsht me konfirmimin qe nga ai moment jeni shtetas/e Britanik/e me identitetin e vertete te Shqipërisë. Ne ate moment aplikoni për pasaporte të re Britanike më të dhenat e verteta te pranuara nga Ministra e Brendeshme dhe do të paiseni me pasaporte të re Britanike në identitetin e vertete.

Kjo eshte nje arritje historike për pjesen derrmuese të shqiptarëve të Britanise të prekur nga fenomeni i identitetit të rremë, fale vendimit të Gjykates Supreme në ceshtjen Hysaj të 2017-es.

Ne rastet e tjera departamenti i shtetesise mund të marre vendime për heqjen e shtetesise ose jo, në baze të meritave individuale.

Ne rastet kur ju vjen vendimi për heqjen e shtetesise, personat në fjale kane të drejten e apelimit ne gjykate brenda nje afati 14 ditor dhe do të jene gjykatat ato qe do të thone fjalen e fundit.

Deri atehere të gjithë keta persona do të vazhdojne të jene shtetas Britanikë dhe çdo femije qe ata lindin deri atehere eshte shtetas Britanik automatikisht.

Ne rast se fitojne gjyqet të cilat zgjasin me muaj të tere, atehere ata mbeten shtetas Britanikë në identitetin e vertete. Nese i humbasin gjyqet, atehere Ministrja e Brendeshme leshon urdherin perfundimtare të heqjes se shtetesise.

Nga ai moment personi në fjale nuk eshte më shtetas Britanik dhe departamenti i shtetesise brenda nje periudhe 8 jave deri 6 muaj duhet të marre vendim në pergjithesi për ata persona qe kane nje kohe të gjatë ketu dhe qe në shumicen e rasteve kane femijte British, qe tju jape leje te perkohshme qendrimi per 30 muaj ne identitetin e vertete, e cila rinovohet 4 here dhe pas 10 vitesh marrin lejen e perhershme të qendrimit dhe pas 11 vitesh aplikojne per shtetesi Britanike.

Ne rastet e kriminalitetit të theksuar të nje individi dhe mases se denimit për vepra të renda penale, personat qe ju hiqet shtetesia mund të debohen nga Britania nese e humbasin apelimet qe mund të kene në baze të të drejtave të njeriut.

Duke u nisur nga detajet e mesiperme, ky eshte rrezultati më i mirë i mundeshem dhe i jashtezakonshem për shqiptarët qe gjatë viteve 90 kane mashtruar dhe jane rregjistruar ne Britani si rrefugjate të larguar nga lufta e Kosoves. Ky proces mund te marre shume vite për tu perfunduar.

Nese merrni leter nga Home Office për heqjen e shtetesise dhe jeni të shqetesuar dhe kerkoni tju perfaqesojme ligjerisht në kete proces mund të më kontaktoni tek zyra ime Oliver & Hasani Solicitors në Londer.

Pergatiti
Naim Hasani
Avokat i Gjykates Supreme në Britani
10 Gusht 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular