BallinaAktualitetShikojeni: Qesharak dhe analfabet, Hashim Thaçi uron Pjerin Ndreun për 30 Qershorin

Shikojeni: Qesharak dhe analfabet, Hashim Thaçi uron Pjerin Ndreun për 30 Qershorin

Hashim Thaçi është i pari kryetar shteti që ka uruar një bashkiak të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 Qershorit, për zgjedhjen (emërimin) e tij me krye të një bashkie.

Sigurisht që do të jetë edhe i fundit.

Thaçi ka uruar me shkrim dore Pjerin Ndreun për marrjen bashkisë së Lezhës. Përveç shkrimit qe është i ngjashëm me një nxënës fillore, ajo që bën përshtypje është se edhe vetë Rama nuk ka guxuar të urojë të emëruarit e tij me 30 Qershor, pasi askush nuk po i konsideron zgjedhje, por votime, ndërsa Hashim Thaçi e bën.

Duket qartë që partia e Thaçit i ëndërron zgjedhjet si ato të 30 Qershorit, pa konkurrentë pasi në çdo sondazh PDK rezulton parti e katërt.

Është partia që ka 12 vjet që e qeveris Kosovën dhe që në Prishtinë, rezultatin më të mirë e ka renditjen si parti e tretë.

Duket se për qytetaret e Kosovës është i papranueshëm shoku i Pjerinit.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular