BallinaLifestylePas 40 vjetësh flet për përdhunimin: “Më kërcënoi me thikë”

Pas 40 vjetësh flet për përdhunimin: “Më kërcënoi me thikë”

Këngëtarja amerikane, Debbie Harry, 74 vjeç, është e njohur në botën e muzikës si ‘Blondie’, bendi me të cilin ka kënduar që nga fillimet e saj, më saktësisht që nga viti 1975.

Vetëm tre vjet më vonë ‘Blondie’ e publikoi një prej albumeve të saj më të popullarizuara ‘Parallel Lines’ i cili u bë hit botëror falë këngës ‘Heart Of Glass’. Debbie ishte në atë kohë 33-vjeçare, ndërsa së fundmi e publikoi librin, ‘Face It’, në të cilin me fansat e ndau një përvojë traumatike.

Kjo përvojë ndodhi në mesin e viteve ’70 në New York kur ajo dhe i dashuri i saj dhe kitaristi Chris Stein (69) po ktheheshin nga dyqani, shkruan KOHA Ditore. Kur erdhën te dera e apartamentit nga mbrapa iu afrua një mashkull që e mbante një thikë në dorë.

“U detyruam ta linim në apartament. Ai na lidhi dhe e kontrolloi apartamentin për të gjetur diçka të vlefshme. Pastaj më lidhi duart dhe më tha t’i hiqja brekët. Ai më përdhunoi dhe më tha të shkoja të lahesha”, tregoi këngëtarja në libër, duke sqaruar se më shumë se përdhunimi e goditi fakti që përdhunuesi ia kishte vjedhur kitarat e vlefshme.

“Më vjen mirë që ndodhi para se të zbulohej AIDS-i. Përndryshe do të frikësohesha shumë”, komentoi Harry, libri i së cilës del më 1 tetor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular