BallinaOP EDPD në 6 vite opozitë i ka i shërbyer të ardhmes europiane...

PD në 6 vite opozitë i ka i shërbyer të ardhmes europiane të Shqipërisë!

Nga Ibri Sako

Për 6 vite me rradhë jemi duke i shërbyer të ardhmes europiane të Shqipërisë!

Falë punës dhe përkushtimit tonë për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa kemi mundur që mes shumë sakrificave, protestave dhe aksioneve opozitare të demaskojmë kartelet mafioze që në bashkëpunim me qeverinë dhe Edi Ramën në krye e kthyen atdheun tonë në narko-shtet!

Është puna dhe misioni ynë i përditshëm, për vlerat dhe aspiratat tona europiane që çdo ditë të luftojmë kundër krimit të përfshirë në politikë!

Ky përkushtim, pa kushte ka bërë të mundur që ti tregojmë shqiptarëve të vërteta të hidhura! Ti tregojmë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi krenar se në krye të shtetit nuk kemi shërbëtor të interesit publik por shërbëtor të interesave qeveritaro-kriminale!

I kemi treguar shqiptarëve se cila është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, vjedhjet, abuzimet dhe përfshirjet e tij kriminale!
Denoncuam,demaskuam,përjashtuam dhe larguam nga Parlamenti dhe Bashkitë një numër të konsiderueshëm kriminelësh të veshur me pushtet dhe të maskuar nën pagytyrësinë e tyre duke u shtirur si shërbëtor të interesave qytetare!

Rasti më i fundit është Valdrini i Ramës për Shkodrën!

Ndoshta sot jeni të pamundur të na shprehni falenderimet tuaja për shërbimin që po i bëjmë të ardhmes europiane të vendit, por nesër me siguri që do na faleni se pse nuk mundët të na bashkoheshit!

Puna jonë është mision, nuk presim të na falenderoni, por të paktën të kuptoni se jemi në anën e duhur të historisë!

Përballë krimit, me çdo çmim, për Shqipërinë si e gjithë Europa!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular