BallinaKryesoreKodra që po josh miliarderët do te nxirret ne ankand, ja vlera...

Kodra që po josh miliarderët do te nxirret ne ankand, ja vlera marramendese

“Mali”, një pronë prej 63 hektarësh, e ndodhur në kodrën më të lartë të Beverli Hills, në Kaliforni të SHBA-ve, do të nxirret në ankand për të paktën 650 milionë dollarë. Nëse ju duket çmim i lartë, kini parasysh se ky çmim është me 35% ulje, pasi pak  më parë ishte nxjerrë në shitje për 1 miliardë.

Prona ka hapësirë më të madhe se Disneyland në Kaliforni, me plot 635.000 metra katrorë për të shfrytëzuar.

Shumë miliarderë kanë shfaqur interes, por shitja ka qenë e vështirë, edhe me këtë ulje drastike çmimi. Kompania që e ka tani, Secured Capital Parnters, ka hyrë 200 milionë dollar në borxh duke e mbajtur pronën pa shitur.

Prona ka joshur shumë miliarderë dhe ka ndërruar disa duar. Dikur ka qenë e një princeshe iraniane, Tom Krui dha kapar për ta blerë, ndërsa tani ka shfaqur interes edhe Xhef Bezos, i Amazon, por çmimi i lartë i ka bërë të stepen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular