BallinaAktualitetShtatë vjet pa Arbën Xhaferin. Tritan Shehu tregon takimin e pare me...

Shtatë vjet pa Arbën Xhaferin. Tritan Shehu tregon takimin e pare me te…

Sot mbushen shtatë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.

Statusi i Tritan Shehut

Shtate vite qe u nda nga ne Arben Xhaferri, miku im i afert, mendimtari e politikani europeist e thellesisht Perendimor.
Per here te pare e takova ate pasditen e 11 shkurtit 1994 ne Tetove, nje dite para zhvillimit te Kongresit te Dyte te Partise se Properitetit Demokratik, ku ai u zgjodh Kryetar i saj.
Zgjedhja e Arbenit me 12 shkurt, ne ate dite te ftohte dimri aty, do te perbente nje nga sukseset me te medha te shqiptareve ne Maqedonine e dikurshme.
Do te perbente gjithashtu nje vendim pozitiv per stabilitetin e te atij vendi e Rajonit ne terresi.
Une jam i lumtur e krenar qe sado pak ndihmova atehere ne ate perzgjedhje thelbesore, tejet te rendesishme per zhvillimet e metejshme.
Ngelem deri ne fund miq e bashkepuntore te afert se bashku, duke u takuar per here te fundit ne Napoli, ne nje aktivitet te madh te Sant Egidio, ne pranine e Papa Benedetto XVI.
Boshlleku qe la Arbeni eshte akoma real e i madh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular