BallinaAktualitetDhuna mbi turistët, Edi Rama: Barbari shkeli kodin e mikpritjes

Dhuna mbi turistët, Edi Rama: Barbari shkeli kodin e mikpritjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sherrin e një dite më parë, ku disa turistë spanjollë u dhunuan  nga pronari i një lokali në jug të vendit.

Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë e cilëson si “barbar” personin që qëlloi mbi turistët, ndërsa thotë se ai shkeli mbi kodin më të shenjtë të shqiptarit siç është mikpritja.  Ai thekson se veprimi i djeshëm do mbetet njollë turpi për t’u mos harruar kurë.

Postimi i Ramës:

Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve😰 Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë😡 Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri🙏Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë👊

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular