BallinaAktualitetKreu i PD në Londër Naim Hasani: 30 qershori, ditë zgjimi për...

Kreu i PD në Londër Naim Hasani: 30 qershori, ditë zgjimi për shqiptarët. Duhet të ngrihemi, faktori nderkombetare do te..

I ftuar në Syri TV, kryetari i degës së PD në Londër, Naim Hasani, teksa ka komentuar situatën politike në Shqipëri, është shprehur se, shqiptarët duhet të ngrihen dhe se ndryshimet politike duhet të bëhen vetëm përmes votës së lirë të qytetarëve.

“Me zgjedhjet e 30 qershorit shqiptarët dhanë një shembull të qartë të zgjimit nga ajo që po ndodh në Shqipëri. Mospjesëmarrja në votime është një lajm i mirë. Kryeministri është pengesa e vetme e dialogut mes pozitës dhe opozitës. Shqiptarët duhet të zgjohen, të ngrihen dhe në zgjedhjet e ardhshme ti thonë jo blerjes së votës dhe krimit në politikë”, deklaroi Hasani.

I pyetur nga gazetarja Klaudia Karabolli se, si shihet PD në Londër dhe aksioni opozitar i Lulzim Bashës, Hasani u shpreh:

“Ndryshimi i pushtetit në Shqipëri duhet të vijë përmes votës së popullit. Nuk mund të ketë ndryshim me dhunë dhe me blerje pushteti”. /Syri.net

Gjatë intervistës së tij në Syri TV, kreu i degës së Partisë Demokratike në Londër Naim Hasani paralajmëroio aktivizimin e faktorit ndërkombëtar para datës 13 tetor, e dekretuar nga presidenti Ilir Meta si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, opozita duhet të nisë punën masivisht për ti treguar shqiptarëve të këqijat që po u shkakton ky sitem.

“Faktori ndërkombëtar do të përfshihet masivisht para 13 tetorit. Edhe Britania do të ketë një rol mjaft aktiv. Qeveria dhe parlamenti atje është shumë i djathtë, çka e bën më të lehtë punën time. Opozita duhet të aktivizojë të gjithë arsenalin e saj e tu tregoj shqiptarëve se çfarë pasojash u solli ky sistem. Ta kthejë atë në referendum për ti thënë jo këtij sistemi dhe krimit në politikë”, deklaroi Hasani.

Sa i përket nivelit të lartë të kriminalitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Hasani fajësoi mafian shqiptare, e cila sipas tij, furnizimin masiv me drogë e bën pikërisht nga Shqipëria.

“Rrjeti kriminal në Shqipëri është rritur për shkak të bollëkut të madh kriminal në Shqipëri. Droga e shumtë në Shqipëri. E djathta në Angli ka akuzuar drejtpërdrejtë mafian shqiptare”, u shpreh kreu i PD, Londër Naim Hasani. /Syri.net

Intervista e plotë:

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular