BallinaAktualitetPD e Shkodrës , thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin

PD e Shkodrës , thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin

Sot është parashikuar konstituimi nga mazhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, por PD, dega Shkodër ka njoftuar se nuk do ta lejë një gjë të tillë.

Ata kanë lajmëruar nje protestë ditën e nesërme në orën 10. Sipas PD se nuk mund të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim dhe aq më pak në rektoratin e Universitetit të Shkodrës duke kujtuar 2 prillin e 30 viteve më parë.

Njoftimi i PD-së, Shkodër:

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme (Sot) në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën.

Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë, për dinjitetin e Shkodrës !

#partiademokratikeShkoder #pd/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular