BallinaKronikeJepet masa për punonjësit e “Besës”, përfituan 3,7 mln euro

Jepet masa për punonjësit e “Besës”, përfituan 3,7 mln euro

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për shtatë punonjësit e fondacionit financiar “Besa”, të cilat u arrestuan një ditë më parë për akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të shumës 3,7 milionë euro, me anë të skemës së kredive fiktive. Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjësit; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Albana Imami ka pranuar para gjykatës se ka dhënë kredi fiktive, ndërsa theksoi se nuk ka qenë e vetëdijshme për atë që po bënte. Ajo deklaroi se të gjithë të ardhurat i ka depozituar në fondacion. Matilda Domi tha se ka ka firmosur rreth 40  kredi, por shtoi se ato i ka bërë me urdhër të drejtoreshës.

“Kam firmosur 35 deri ne 40 kredi që mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha”-pohoi ajo.

Të pandehurit e tjerë akuzojnë drejtoreshën se i ka detyruar të firmosin kredi fiktive. Orkida Driza e dyshuar në rolin e sekseres ka theksuar së është mashtruar dhe ajo do të bashkëpunojë me organet e prokurorisë.

“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo.

Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari  tha se e ka kuptuar skemën dhe kishte kërkuar dorëheqjen para tre muajsh.

“Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”- shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular