BallinaAktualitetPresidenti Meta në pelegrinazh në malin e Tomorit me kryetarin e opozitës...

Presidenti Meta në pelegrinazh në malin e Tomorit me kryetarin e opozitës turke

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe njëherësh kreu i Opozitës turke Kemal Kilicdaroglu është shfaqur sot në krah të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në qytetin e Beratit.

Ai ka qenë ne një aktivitet të organizuar në Malin e Tomorrit, nga besimtarët bektashinj.

Kılıçdaroğlu, gjatë fjalës së tij ka thënë se një nga marrëveshjet e para që bëri Mustafa Kemal Atatürk me moton e ‘paqes në shtëpi, paqes në botë” ishte marrëveshja e miqësisë që ai nënshkroi me Shqipërinë.

Ndërsa, Presidenti Meta, sipas agjencisë së lajmeve turke AA, ka thënë se ata takohen çdo vit në malin e Tomorit për të përkujtuar, jo vetëm Ali Abasin, por edhe çështjen kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes Bektashizmit.

Ky takim i tyre vjen pas debateve që kanë shpëthyer në Tiranë, në lidhje me skandalin e memorialit me emrat e viktimave të grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi.

Për këtë skandal, Presidenti Meta deri më tani ka heshtur.

meta-4.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular