BallinaKronikePamje të rënda/ Aksidenti te 'Unaza e Re', viktima mes gjakut në...

Pamje të rënda/ Aksidenti te ‘Unaza e Re’, viktima mes gjakut në mes të rrugës

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15, te “Unaza e Re”, një një këmbësor rreth 55 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Siç shihet, viktima ka qëndruar mes gjakut për minuta të tëra në rrugë, ndërsa as policia dhe as ndihma e shpejtë nuk kanë mbërritur në kohë.

Zona ku ndodhi përplasja fatale për jetën e kalimtarit është e pandriçuar.

Aksidenti u regjistrua pikërisht aty ku banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë kundër projektit që parashikon shembjen e banesave të tyre për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë “Pallatit me shigjeta”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular