BallinaAktualitetPeng për 10 mijë euro, 5 të arrestuar, lirohet i "ndaluari"

Peng për 10 mijë euro, 5 të arrestuar, lirohet i “ndaluari”

Pesë persona, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi janë arrestuar në kuadër të aksionit të koduar ”Korinthos”, një bashkëpunim mes autoritete ligjzbatuese vendase dhe atyre greke.

Katër persona janë arrestuar në Greqi, një në Shqipëri dhe u arrit të lirohej personi i marrë peng.

Video Player

AKSIONI

Burime zyrtare nga policia njoftuan se, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të  hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.

Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.

LEXO EDHE  “Sillni kë të keni se Besa do mbyllet”/ Rrëfehet partneri i punonjëses së arrestuar: Se dija që ishte mashtrim

Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.

H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J.T., banues në Tiranë. Po në vijim të operacionit Policia e Tiranës  bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: L.P., 24 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar si bashkëpunëtor në pengmarrje.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjejem ndërsa materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular