BallinaAktualitetBosi i Tiranës së Re, ortak në biznes me Blendi Gonxhen, deklarata...

Bosi i Tiranës së Re, ortak në biznes me Blendi Gonxhen, deklarata e bujshme: Të paguajnë fëmijët biletë!

Fatos Vrapi është një nga të arrestuarit ditën e sotme, pasi rezulton i përfshirë në skemën e falsifikimit të biletave të urbanit. Por 60-vjeçari që u arrestua bashkë me gruan e tij, Albana Vrapi ka në pronësi kompaninë “Alba-Trans”, që merret me linjat e urbanëve të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës.

Por Fatos Vrapi nuk ka vetëm këtë kompani që rezulton në pronësi të tij. Në një ekstrakt “QKR”-je, duket qartë që bizenmeni 60-vjeçar është ortak me Blendi Gonxhen, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtori i Patentave.

Të dy janë aksionerë në një kompani që quhet “Libertas media group” që merret me Organizim radio-tv-shtyp periodik, te perditshem, botim, shtypshronje, internet, ëeb, shitje – blerje produkteshekskluzine artistike ose te ndryshme.

Faksimile nga QKR

Në akstrakt shkruhet gjithashtu se kjo kompani merret edhe me tregtim, import eksport me shumice e pakice te materialeve te ndertimit, inerte e parafabrikate si dhe prodhimin e perpunimin e tyre etj.

Statusi aktual i kësaj është “në likujdim e sipër”, gje që do ët thotë se ortakëria e tyre mund të prishet.

Fatos Vrapi mbahet mend edhe për deklaratën e tij të bujshme kur i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, theksonte se edhe fëmijët që kanë mbushur moshën 6 vjeç duhet të paguajë biletë urbani.

“Nuk e di se nga ka dalë kjo, pasi ky ligj ka ekzistuar edhe më herët, por janë toleruar. Qytetarët kanë abuzar me këtë tolerancë, por tashmë duhet të paguajnë. Sot fëmijët e shkollave duhet të pajisen me biletë, ne i kemi toleruar. Edhe sot vijojmë t’i tolerojmë, por nuk mund të lorehoen ata që janë 14 vjeç, 15, apo 17 vjeç. I kemi toleruar për shkak se kemi menduar se dimër, ftohtë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ekzistojë.

Nuk e dimë se kush e ka nisur këtë. Duket si dikush ka hedhur një shashkë, politika a dikush, por kjo ka ekzistuar dhe s’kemi pas probleme me nxënësit. Nëse shteti do që nxënësit të mos paguajnë biletën, atëherë shteti duhet që të rimbursojë. Deri sot shteti s’ka bërë asgjë deri më tani,”- thoshte Vrapi para një viti.

Gjithashtu në QKR, Fatos Vrapi është bashkëpronar edhe në shumë kompani të tjera, si “O.M.A.Bus”, “ALBATRAS -OIL”, “TIRANA TICKET”, “TRANS-BR” dhe një kancelari.

Kompanite e Fatos Vrapit

dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular