BallinaKryesoreEshtrat e inxhinierëve dhe teknikëve të Maliqit u zhdukën në vitet ‘70

Eshtrat e inxhinierëve dhe teknikëve të Maliqit u zhdukën në vitet ‘70

Nga Kastriot Dervishi

Pas pushkatimit makabër të Eugenio Scaturos, Vasil Manos, Zorika Manos dhe varjes në litar në inxhinierëve të projektit, Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri trupat e tyre pa jetë, pasi ishin larguar spektatorët, u bartën dhe u futën fshehtas në një gropë të përbashkët (100-200 metra larg). Për regjimin, individi ishte armik përjetësisht, edhe me eshtrat e tij. Ai nuk duhej të linte kurrfarë shenje e kujtimi. Asokohe, Maliqi kishte vetëm kapanonët ku punuan vullnetarët dhe një tip hani të vogël. I gjithë vendi ku shtrihet sot qyteti ishte fushë dhe i pabanuar. Pas tharjes së kënetës, pak nga pak Maliqi u bë një qytet i ri i socializmit, prodhonte sheqerin. Kombinati mbante emrin “8 nëntori”. U përqendrua një popullsi tej mase e indoktrinuar dhe shumë e bindur ndaj regjimit. Rreth vitit 1975 gjatë hapjes së themeleve të pallatit që shihet në foto, në vendin shënjuar u gjetën 5 skelete të përzier njerëzish. Mungesa e varreve të rregullt, afërsia me vendimin e ekzekutimit dhe sjellja e drejtuesve të kohës me këto eshtra, na bën të besojmë se këto kanë qenë eshtrat e martirëve të procesit të Maliqit të vitit 1946. Urdhri i drejtuesve të kohës kishte qenë zhdukja e menjëhershme e tyre. Ngjarja tregohet nga një dëshmitar i asaj kohe. Kjo ishte hakmarrja e fundit e regjimit nga 5 intelektualëve të cilëve iu mor jeta krejt pa asnjë faj, por vetëm për të implikuar amerikanët në një histori pa lidhje me ta. Besohet se janë hedhur në lumin e Devollit që ndodhej aty pranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular