BallinaAktualitetMbyllja e emisioneve në News 24/Reagon Këshilli i Europës: Ishin kritikë ndaj...

Mbyllja e emisioneve në News 24/Reagon Këshilli i Europës: Ishin kritikë ndaj Ramës

spot_img
spot_img

Lidhur me situatën e paprecedentë që po ndodh në televizionin News 24, ku falë presioneve politike të kryeministrit Edi Rama po mbyllen emisionet e gazetarëve të mironjohur, Ylli Rakipi dhe Adi Krasta, reagon edhe Këshilli i Europës.

Në platformën e Këshillit të Europës për promovimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve, është pasqyruar mbyllja e emisioneve “Të Paekspozuarit” dhe “A Show” në News24.

Ja çfarë shkruhet në platformën e Këshillit të Europës, partnere e Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të gazetarëve në botë.

“Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, News24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në News24, në pronësi të Focus Media Group.

Gazetarit Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News24 për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza “fake news“, shkruhet në platformën e Këshillit të Europës.

https://www.coe.int/en/web/media-freedom/detail-alert?p_p_id=sojdashboard_WAR_coesojportlet&p_p_lifecycle=0&p_p_col_id=column-4&p_p_col_count=1&_sojdashboard_WAR_coesojportlet_alertId=51309503

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular