BallinaPolitike"Rama e ka futur në kazermë ushtarake PS. Partnerët të shqetësuar nga...

“Rama e ka futur në kazermë ushtarake PS. Partnerët të shqetësuar nga kapja e të gjitha pushtetet”

spot_img
spot_img

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Neës 24” tha se vendimet e kryeministrit Rama për rastin ‘Pjetri’ në Shkodër, janë tërësisht politike dhe shkodranët nuk mund të pranojnë vendime të tilla partiake.

Sa i përket largimit të drejtorëve në Shkodër, Mustafaj tha se ç’do njeri duhet mbajtur në punë, në bazë të ligjit dhe rezultatit. Mustafaj e quajti përpjekje për përmirësim imazhi atë që po bën kryeministri Rama duke vendosur gra në pozicione drejtuese.

Ndërsa për Ditmir Bushatin i cili deklaroi mbrëmë se Partia Socialiste ka nevojë për një reformë, Mustafaj i dha të drejtë këtij të fundit.

“Kryeministri Edi Rama e ka futur në kazermë ushtarake Partinë Socialiste dhe e ka në kontroll të plotë”.

Lidhur me ate se çfarë duhet të bëjë PD-ja, Mustafaj tha se opozita duhet jo vetëm të denoncojë, gjë që e ka detyrë, por të shfaqë dhe programin, alternativën që të bëhet edhe shpresë për njerëzit.Sipas Mustafajt, ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime për situatën në vend, si dhe për faktin se Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet.

“Ne kemi kryeministër krejtësisht të pandjeshëm ndaj fjalëve, opozita duhet të protestojë. Ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësim se të gjitha pushtet janë kapur nga kryeministri. Të gjitha këto bëjnë shqetësim për aleatët e Shqipërisë. Të gjitha këto probleme mund të prodhojnë përplasje sociale”, deklaroi ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular