Një masiv shkëmbor është shkëptur në Mërtur të Tropojës. Pamjet po bëjnë xhiron në rrjetet sociale dhe janë publikuar nga një banor i zonës. Ai e shoqëron postimin me komentin se një rrëshqitje me këto përmasa nuk është parë në vitet e fundit në zonë.
Sipas Emergjencave Civile të Kukësit rrëshqitja është shkaktuar nga pasoja natyrore dhe nuk ka pasoja pasi zona është shumë larg.