BallinaSportZyrtare: Lewandowski dhe Bayern vendosin të ardhmen!

Zyrtare: Lewandowski dhe Bayern vendosin të ardhmen!

Robert Lewandowski ka heshtur të gjithë zërat që e largonin atë nga Bayern Munich, duke zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023, duke qenë se kontrata e mëparshme skadonte në qershor 2021.

Sulmuesi 31-vjeçar do të mbetet në Bavari për katër vitet e ardhshme, edhe pse kohët e fundit ka qenë mjaft kritik ndaj klubit, duke thënë publikisht se skuadra është e dobët, pa përforcime të reja, çka sollën afrimet e Coutinho dhe Perisic.

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern tha: “Për mua, Lewa është sulmuesi më i mirë në botë dhe ka qenë pikë referimi për ne, për vite me radhë. Jemi shumë të lumtur që ai do të qëndrojë gjatë tek Bayern. Jemi të bindur se ai do të shënojë gola përcaktues në sezonin e ardhshëm dhe vitet që do vijnë”.

Lewandowski u shpreh: “Bayern është qyteti im i shtëpisë. Ndihemi shumë rehat si familje në Munich. Jam i bindur se do të fitojmë shumë në vitet e ardhshme. Bayern Munich është një nga tre klubet më të mëdha në botë dhe kemi një ekip të madh. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”.

Lewandowski kaloi nga Borussia Dortmund tek Bayern Munich në vitin 2015 dhe ka shënuar 197 gola në 246 ndeshje. Polaku ka fituar 5 kampionate në Gjermani, dy Kupa, tre Superkupa dhe tre herë është shpallur golashënuesi më i mirë në Gjermani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular